FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Florenzi kthehet për ndeshjen me Interin, ish-trajneri Spalletti e mirëpret

Alessandro Florenzi është në dispozicion të Romës plot 10 muaj që nga dëmtimi i pësuar në ligamenet e kryqëzuar të gjurit të majtë, gjatë ndeshjes kundër Sassuolos, dëmtim që iu rikthye në shkurt, gjatë stërvitjes. Tani ai është gati dhe trajneri Di Francesco e ka grumbulluar për takimin kundër Interit, kundër ish-trajnerit roman Spalletti.

Edhe vetë trajneri, tashmë kundërshtar, shprehet i lumtur që lojtari është gati të luajë e ndoshta do të aktivizohet titullar kundër Interit. “Thonë që kanë vështirësi në krahun e djathtë, unë do të vija me gjithë qejf Florenzin. Do ta kisha si kundërshtar në fushë, por është bukur kur luajnë më të fortët”, deklaroi sot Spalletti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?