Formacionet e Juve-Inter/ Pirlo ka surpriza, Conte i besn Eriksen
Pas pak minutash Juvents dhe Inter do të luajnë aktin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Bardhezinjtë vijnë nga fitorja 2-1 në “San Siro”.
Pirlo ka surprizuar disi në formacion duke aktivizuar Danilon në krahun ë djathtë të mbrojtjes, duke spostuar Cuadradon në mesfushë. Nga minuta e parë ka vend edhe për Bernandeschin, ndërkohë që dyshja e sulmit është Ronaldo-Kulusevski.
Në krahun tjetër Conte ka më pak surpriza, pasi i beson dyshes Lukaku-Lautaro në sulm, ndërkohë që në mesfushë spikat aktivizimi i Eriksen. Hakimi rikthehet titullar pas pezullimit.

KOHA JONË SONDAZH

