Zbulohen formacionet e super duelit mes Lazios dhe Interit

Seria A pas pak minutash sjell një super duel mes Lazios dhe Interit në “Olimpico”. Trajneri Inzaghi ka konfirmuar skemën 3-5-2, me Correa-n që do të jetë në mbështetje të Immobiles, ndërkohë që në mesfushë luajnë të zakonshmit, Luis Alberto, Leiva apo Milinkovic-Savic.

As Conte nuk ka bërë shumë ndryshime nga ndeshja e fundit. Vidal është rikuperuar nga dëmtimi dhe do ta nisë nga minuta e parë, ndërkohë që në sulm është preferuar Lautaro Martinez dhe jo Sanchez. Në mbrojtje spikat rikthimi i Skriniar nga minuta e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?