Formacionet zyrtare/ Bale në stol, Panucci shumë surpriza në 11-shen titullare
Kombëtarja jonë do të luajë pas pak minutash miqësoren ndaj Uellsit në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri Panucci ka bërë disa ndryshime në formacionin që do të hedhë në fushë disa lojtarë të tjerë.
Në portë konfirmohet Berisha, në mbrojtje rikthehet nga minuta e parë Hysaj në krahun e djathtë, ndërkohë që Ismajli dhe Mavraj do të formojnë dyshen e mbrojtjes, ndërkohë që Veseli do të luajë në krahun e majtë. Në mesfushë Lila dhe Basha do të rreshtohen para mbrojtjes, ndërkohë që Xhaka do të ketë më shumë liri së bashku me Grezdën dhe Uzunin për të mbështetur Balajn të vetëm në majën e sulmit.
Në krahun tjetër te Uellsi ka shumë surpriza, teksa Bale do ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërkohë që në fushë do të jetë King, apo Allen. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

