Formacionet zyrtare/ Ja si do të luajnë sonte Barcelona dhe Interi
Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të luhen ndeshjet e tjera të raundit të tretë të Champions League. Një nga sfidat që do të ketë vëmendje të madhe është ajo mes Barcelonës dhe Interit, dy skuadra që janë përballur edhe në gjysmëfinalet e këtij turneu në vitin 2010, me zikaltrit që eliminuan katalanasit.
Skuadra e Barcelonës nuk do të ketë Lionel Messin, të dëmtuar, ndërkohë që Luis Suarez, i cili u bë baba për të tretën herë do të jetë në fushë përkrah Coutinhos, një njohje e vjetër e Interit. Për sa i përket skuadrës zikaltër, Spalletti ka rezervuar surpriza teksa nga minuta e parë do të luajë me Icardin, të mbështetur nga Borja Valero, Candreva dhe Perisic. Në krahun tjetër Barcelona do të luajë me Coutinhon, Suarez dhe Rafinha-n.

KOHA JONË SONDAZH

