Formacionet zyrtare/ Milan pa ndryshime, Juvja lë në stol yllin e ekipit
Një tjetër sfidë vendimtare e sezonit në Serie A vë përballë Milan dhe Juventus, dy skuadra që synojnë një vend në kompeticionet europiane.
Kuqezinjtë janë gjithnjë e më pranë sigurimit të një bilete për në UEFA Champions League dhe kërkojnë goditjen vendimtare në këtë përballje direkte. Nga ana tjetër, bardhezinjtë e drejtuar nga Luciano Spalletti janë të detyruar të reagojnë, pasi rezultatet e fundit të Comos dhe Romës kanë ngushtuar diferencat në renditje, duke rihapur garën.
Janë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Te Milani, trajneri Massimiliano Allegri ka bërë vetëm një ndryshim, duke aktivizuar Alexis Saelemaekers në krahun e djathtë, ndërsa në të majtë është preferuar Davide Bartesaghi, edhe pse jo në formën më të mirë. Në sulm konfirmohet dyshja Rafael Leão-Christian Pulisic.
Te Juventusi bie në sy mungesa nga formacioni titullar e Kenan Yıldız, i cili nuk është në gjendjen optimale dhe e nis nga stoli. Në vend të tij, Spalletti ka zgjedhur Jeremie Boga dhe Francisco Conceição në mbështetje të sulmuesit Jonathan David.
Formacionet zyrtare:
Milan (3-5-2): Mike Maignan; Fikayo Tomori, Matteo Gabbia, Strahinja Pavlović; Saelemaekers, Youssouf Fofana, Luka Modrić, Adrien Rabiot, Bartesaghi; Leão, Pulisic.
Juventus (3-4-2-1): Michele Di Gregorio; Pierre Kalulu, Gleison Bremer, Lloyd Kelly; Ëeston McKennie, Manuel Locatelli, Khéphren Thuram, Andrea Cambiaso; Conceição, Boga; David.
KOHA JONË SONDAZH

