Formacionet zyrtare të Juventus-Sevilla, Allegri zgjedh dyshen Di Maria-Vlahovic
Juventus do të luajë sonte në mbrëmje gjysmëfinalen e parë në Europa League, teksa përballë do të jetë skuadra specialiste e këtij kompeticioni, Sevilla. Trajneri Allegri ka vendosur për 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës.
Szczesny do të jetë si gjithmonë në potë, Danilo, Bonucci dhe Alex Sandro në mbrojtje. Cuadrado dhe Kostic do të luajnë në krahë, ndërkohë që Miretti, Locatelli dhe Rabiot do të jenë në mesfushë. Di Maria do të jetë në krahë të Vlahovic në majën e sulmit.
Sevilla në krahun tjetër kundërpërgjigjet me vendosjen 4-2-3-1. Bounou në potë, Acuna, Gudelj, Bade dhe Navas në mbrojtje. Rakitiv dhe Fernando formojnë dyshen para mbrojtjes ndërkohë që Gil, Torres dhe Ocampos mbështesin En-Nesyri në sulm.

KOHA JONË SONDAZH

