Formacionet zyrtare/ Tottenham kërkon 3 pikët e para në transfertën ndaj PSV
Sporti E Premte, 10 Shtator 2021 18:43
Mbrëmja e sotme në Ligën e Kampionëve do të fillojë në orën 18:55, teksa PSV do të presë Tottenhamin, në një ndeshje, ku barazimi nuk shërben për asnjë skuadër.
Pochettino do të luajë me një formacion super sulmues, teksa nga minuta e parë do të luajnë Son, Eriksen dhe Lucas, pas krahëve të Harry Kane.
Në krahun tjetër holandezi do të luajë me Lozanon, Malen dhe De Jong nga minuta e parë për të tentuar një sukses të mundshëm. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

