Formacioni i javës, gazeta franceze përzgjedh dhe yllin zvicerian

Portugalia, Franca, Zvicra dhe Holanda janë skuadrat gjysmëfinaliste të Ligës së Kombeve.

Katër skuadra u shpallën fitues të grupeve respektive në Divizionin A, duke u afruar akoma më shumë me titullin dhe njëkohësisht me një vend në Euro 2020. Pas mbylljes së fazës së grupeve, francezja “France Football” ka zgjedhur formacionin më të mirë të takimeve të fundit, teksa i ka rreshtuar në skemën 3-4-3. Në 11-she kishte vend dhe për lojtarët që zhvilluan takime miqësore.

Porta i është besuar pikërisht një gardiani që vjen nga testet miqësore. Bëhet fjalë për portierin e SHBA-së, Ethan Horvath i cili ishte fantastik ndaj Italisë. Pavarësisht se ishin azzurrët ata që fituan, Horvath bëri një paraqitje dinjitoze. Prapavija i është besuar, holandezit Virgil Van Dijk, suedezit Victor Lindelof dhe gjermanit Nico Elvedi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfusha formohet me futbollist si Marco Verratti i Italisë, Celso Borges i Kosta Rikës, Jesse Lingard i Anglisë dhe Jakub Jankto i Rep. Çeke. Në sulm “France Football” ka zgjedhur një treshe fantastike, me Harry Kane që mbështetet nga krahët me Haris Seferovic të Zvicrës dhe Ismaël Diakite të Mauritanisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?