FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formula 1/ Çmimi i Madh i Malajzisë, Sebastian Vettel sulmon Alonso-n pas garës

Çmimi i Madh i Malajzisë në Formula 1 këtë fundjavë rezultoi pozitiv për Sebastian Vettel për faktin se gjermani u nis nga vendi i fundit dhe e përfundoi garën i katërti. Në fund të garës, 4 herë kampioni i botës së automobilizmit akuzoi pilotin spanjoll Alosnso të skuderisë “McClaren” se e kishte kushtëzuar paraqitjen e tij.

Spanjolli i McLaren po dublohej nga Daniel Ricciardo dhe Sebastian Vettel, të cilët po luftonin për vendin e tretë. Në kulmin e kësaj beteje, Alonso i hapi rrugën Ricciardos në kthesën e parë dhe e mbylli atë për të marrë trajektoren më të mirë për të hyrë në kthesën e dytë të pistës, duke bërë që Vettel të “ngecte” pas tij.
alosnso
Ricciardo fitoi oksigjen, ndërsa Vettel ngriti dorën në shenjë proteste kur parakaloi Alonson.

Pasi u ankua edhe në radio për këtë, Vettel u shpreh kështu pas garës: “Duhet pyetur Alonso pse veproi ashtu. I pa flamujt blu dhe e dinte që kishte makina pas. Nuk i pëlqen Ferrari dhe ndihmoi Ricciardon. Më mbylli rrugën, nuk kisha çfarë të bëja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, Alonso tha: “Nuk e kam parë çfarë ka ndodhur. U përpoqa që të mos bezdisja asnjë pilot gjatë garës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?