FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formula 1/ Hamilton: Vettel nuk më dëshiron si shok skuadre

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë dhe njërit prej pilotëve më agresiv të botës së automobilizmit, Lewis Hamilton, i duhet të rikuperojë pikë. Piloti britanik i “Mercedes” ndodhet 14 pikë larg Sebastian Vettel dhe kërkon që në garat e ardhshme të familjarizohet me podiumin.

“Në këtë pjesë të dytë të sezonit vlen shumë ngjitja gjithnjë në podium, rregullsia nga gara në garë. Ferrari është para nesh pasi ka qenë më konstante, jo më e shpejtë. Ndaj tani ne duhet të përmirësohemi, për të qenë më të shpejtë dhe më konstantë se ata. Por edhe Bottas është një rival për titull, ashtu si Vettel. Nëse arrijmë fitore të dyfishta, do të arrijmë ta kalojmë Ferrarin”, deklaroi Lewis Hamilton.

Britaniku beson se për të arritur te fitoret duhet një punë në skuadër dhe këtu nuk nguron të ngacmojë Vettel për të cilin flitet se sezonin e ardhshëm mund të kalojë te “Mercedes” pasi i përfundon kontrata me “Ferrari-n”, raporton “autosport.com”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se ardhja e Vettel te Mercedes është e vështirë të ndodhë, pasi ai nuk do të më ketë si shok skuadre. E di këtë gjë, pasi ai preferon situatën aktuale te “kokëkuqja”, ku dikush tjetër punon për të”, tha Hamilton. Sot, në pistën e SPA, do të zhvillohen provat e lira të garës së Belgjikës në Formula 1.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?