Formula 1/ Kimi Raikkonen zgjat me një vit kontratën me Ferrarin

Kimi Raikkonen do të vazhdojë të paktën edhe për një vit të jetë një nga dy pilotët e skuderisë kokëkuqe të “Ferrarit”. Finlandezi ka zgjatur kontratën me një sezon deri në 2018 kontratën e tij me skuterinë italiane, bëri të ditur të martën konstruktori italian i automobilave nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

“Ferrari informon se skuderia ka gjetur akordin teknik me pilotin Kimi Raikkonen, i cili do të diskutojë me ekipin e “Maranello” Kampionatin Botëror të 2018 në Formula 1”, theksohej në njoftim.

Ky do të jetë sezoni i pestë radhazi i bashkëpunimit me skuderinë italiane për Raikkonen i cili u bashkua në vitin 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri i shokut të ekipit të finlandezit për vitin e ardhshëm ende nuk është zyrtarizuar, pasi gjermani Sebastian Vettel, lider i kampionatit Botëror, gjithashtu është në fund të kontratës dhe mund të largohet nga skuderia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?