FOTO/ Aguero rrëfen aksidentin që për pak sa nuk i mori jetën. Ja si ndodhi

Sulmuesi i Manchester Cityt, Aguero ka bërë një aksident gjatë rrugës për në aeroport në Amsterdam.

Sergio Aguero ka rrëfyer aksidentin që i ka lënë një brinjë të thyer.

Sulmuesi i Cityt ka pësuar aksident gjatë rrugës për në aeroport pas përfundimit të koncertit të këngëtarit Maluma në Holandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, një gabim nga taksisti ka bërë që makina të ndeshej për një shtylle.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Taksi me të cilin isha duke udhëtuar bëri një kthesë të gabuar dhe u godit me një shtyllë”, shkroi Aguero në rrjetet sociale.

“Ishte një goditje e fuqishme por rripi i sigurisë e parandaloi që të jetë më keq”, theksoi ai.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?