FOTO/ As vetë FSHF nuk e merr seriozisht Kupën, “kualifikon” Apoloninë e eliminuar

Raundet e para të Kupës së Shqipërisë dihet që nuk tërheqin shumë interesin e skuadrave të cilat paraqiten shpesh me ekipet e të rinjve apo i zhvillojnë ndeshjet në terrene stërvitore, në vend të stadiumeve. Me sa duket, edhe FSHF nuk e merr aq seriozisht këtë fazë të turneut, sa që publikon në faqen e vet në internet edhe emrat e gabuar të skuadrave të kualifikuara.

22093358_10211933271301064_92083875_n-470x470

Pas përfundimit të ndeshjeve të turit të parë kualifikues që u luajtën sot, FSHF hodhi në faqen e vet në internet çiftet e turit të dytë. Sipas institucionit të futbollit, në turin e dytë do të luhej ndeshja mes Apolonisë dhe Laçit. Por në fakt, fierakët ishin eliminuar disa minuta më parë me penallti nga ekipi i Lushnjës në ndeshjen e luajtur në Fier.
federata-470x370
Pak më vonë, pasi foto e gabimit filloi të qarkullojë në rrjetet sociale, FSHF korrigjoi gabimin, duke ndryshuar emrat e skuadrave dhe duke vënë atë të duhurin për ndeshjen e turit tjetër./p.sport

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?