Foto/ “Çudit” klubi i njohur Evropian, prodhon fanellë me imazhin e Bob Marley

Nëse nuk merr rezultatet e kërkuar, përpiqu për të fituar famë përmes dizanjit të fanellave.

Këtë ka menduar skuadra irlandeze, Bohemian FC. Ekipi me qendër në Dublin ka vendosur që në sezonin e ardhshëm pjesë e skuadrës të bëhet edhe këngëtari regga, Bob Marley. Nuk bëhet fjalë për një “ringjallje” të tij, por për përfshirjen e imazhit të tij në dizanjin e fanellës së dytë.

Kjo zgjedhje nuk është aspak rastësore nga drejtuesit e skuadrës, pasi Marley ka luajtur me skuadrën e Bohemian, si edhe muzikantë të tjerë, përfshirë Thin Lizzy, Roms Boomtown, Meatloaf, Black Sabbath, Faith No More, Youth Sonic, Ice Cube dhe Red Hot Chili Peppers.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?