FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Destani takon skuadrën para ndeshjes me Milanin

Lazim Destani gjendet në Milano. Ai ka takuar skuadrën para ndeshjes në “San Siro” me shtatë herë kampionët e Evropës.

Ai ka kaluar çaste të bukura me skuadrën kuqezi duke i inkurajuar e motivuar ata para ndeshjes me skuadrën e Milanit.

Me këtë rast, Lazim Destani në mënyrë të veçantë ka takuar trajnerin Qatip Osmani dhe kapitenin Ferhan Hasani me të cilët gjithashtu ka shkëmbyer mendime duke shprehur besimin dhe bindjen e tij se Shkëndija është gati për këtë sfidë madhështore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lazim Destani gjithashtu e ka vizituar skuadrën edhe gjatë stërvitjes në stadiumin “San Siro” ku mes tjerash u tha: “Nga tribunat e këtij stadiumi nesër do t’ju ndjekin shumë shqiptarë, ata të gjithë e presin me padurim daljen tuaj në këtë fushë. Dhe akoma më shumë do t’ju ndjekin nga larg nëpër ekranet televizive”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të gjithë së bashku presin të kënaqen e të krenohen me ju nesër, por më të flaktët do të jenë Ballistët të cilët edhe në këtë përballje nuk do t’ju mungojnë. Ata po e bëjnë gjithë atë rrugë të gjatë vetëm e vetëm të jenë pranë jush e t’jua japin atë mbështetjen dinjitoze, siç dinë ta bëjnë vetëm ata, dhe si askush tjetër”.

“Ani pse ky stadium është kaq hijerëndë e gjigant, përderisa ju keni arritur ta shkelni këtë fushë, ju duhet ta ndieni veten të barabartë me cilëndo skuadër që mund t’ju dilte përballë, pra edhe me Milanin. Në këtë përballje tuajën, uroj të gëzohemi të gjithë së bashku, paçim fitore!”, u tha Destani.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?