Foto/ E bujshme, pas Moggit e Iulianos, Partizani nis bashkëpunimin me legjendën e Brazilit

Partizani vazhdon të realizojë bashkëpunime të bujshme në futbollin botëror. Pasi afroi në staf drejtues si Luciano Moggi, këtë herë klubi i kuq ka “goditur” me një kampion bote.

Presidenti Gaz Demi ka qenë i ftuar personal i ish-sulmuesit të kombëtares se Brazilit, Bebeto, në shtëpinë e këtij të fundit në Rio. Në këtë takim, vërehet edhe që Bebeto ka veshur fanellën e klubit të kuq, e cila është e firmosur nga të gjithë futbollistët.

Faqja e Partizanit, kanë bërë me dije se Bebeto, i cili tashmë është një politikan i rëndësishëm, duke u zgjedhur Senator në zonën e Rio de Zhaneiro, i ka siguruar Partizanit bashkëpunim me një nga akademitë më prestigjioze të Brazilit, prej së cilës kanë dalë yje të futbollit ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se marrëveshja për të afruar lojtarë të nivelit të lartë mund të konkretizohet që në këtë verë. Te Partizani pritet të vijë edhe një futbollist i Kombëtares U-21 të Brazilit, i cili luan edhe në Superligën e këtij vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bebeto gjithashtu pritet të vijë në Shqipëri, me ftesë të presidentit të Partizanit, Gaz Demi. Pas viteve, ku yje dhe legjenda të futbollit ndiqeshin me admirim nga ekrani i televizorit, tashmë po bëhet e mundur që ata të bashkëpunojnë edhe me klube shqiptare.

Një tregues, që jep garanci se e ardhmja e futbollit në vendit tonë do jetë e suksesshme. Dhe mbi te gjitha, po bëhet një marketing i jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare për vendin tonë, pikërisht prej marrëveshjeve me njerëz që kanë lënë gjurmë në historinë botërore të këtij sporti.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?