FOTO/ Gati filmi biografik për Lorik Canën, do të publikohet së shpejti! Ja data…

Mund t’i mungojë fushës së gjelbër, por tashmë jo edhe kinemasë.

Fjala është për futbollistin e mirënjohur shqiptar, Lorik Cana, i cili për vite me radhë ka qenë kapiten i Kombëtares Shqiptare.

Për të përshkruar karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme është realizuar një film-dokumentar me emrin “Lorik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet futbollisti Cana përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka bërë po ashtu të ditur se data e publikimit të këtij filmi është 5 dhejtor 2018.

“Një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin time nga miku im @andidecka, që më bindi para 2 vite rreth këtij projekti. Nuk ka qenë e lehtë, por besoj ja ki dal Ando me gjithë partnerët, qe të kanë mbështetur”, ka shkruar Lorik Cana në Instagram.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?