FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Gattuso ndryshon skemën, ja formacioni i ri i Milanit

Gattuso do të jetë trajneri i ri i Milanit.

Moduli i Montelës 3-5-2, në kohët e fundit i konvertuar në 3-4-2-1, mund të jetë një pikënisje për Gatuzon, por me shumë gjasa tekniku i ri kuqezi do të propozojë një Milan të ri me një skemë të re, shkruan panorama. Fanatik i 4-3-3, Rino e nisi përvojën me të rinjtë me këtë skemë, por pas dy humbjesh, reagoi duke kaluar në 3-4-3 që solli gjashtë fitore duke e renditur Milanin e të rinjve në vendin e tretë dhe fare pranë kreut.

Bonaventura dhe Suso përgatiten të kthehen në vijën e parë të sulmit, ku në qendër do të luajnë me radhë të gjithë bomberat e organikës kuqezi. Ka pak gjasa që të ndodhë, por nëse Rino vendos të luajë me katër mbrojtës, duhet verifikuar përshtatja e kapiten Bonuçit, një nga arsyet madhore e zgjedhjes së Montelës për të luajtur me tre lojtarë në prapavijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?