FOTO/ Juventusi verën e vitit 2018 gati 3 super transferta
Juventusi po punon që sezonin e ardhshëm të bëjë disa transferta të mëdha. ‘Zonja e Vjetër” synon të marrë ‘yje’ si: Andres Iniesta, Leon Goretzka dhe Emre Can të cilët në verën e vitit 2018 do të jetë lojtarë të lirë, raporton ‘Tuttosport”.
Sipas gazetës nga Torino, bardhezinjtë tashmë kanë vënë në lëvizje motorët për 3 blerjet që do të forconin akoma edhe më shumë skuadrën e drejtuar nga Allegri.
Iniesta ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, ndërsa katalanasit deri më tani nuk i kanë ofruar kontratë të re.
Kampionët e Italisë pritet që t’i propozojnë spanjollit ofertën e tyre për lojtarin që konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Andrea Pirlos.
Gjithashtu mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i Schalke 04, Goretzka kërkohet me ngulm nga Juventusi të cilët duhet të luftojnë me Bajernin e Mynihut për të marrë talentin 22-vjeçar.
/ SYRI.net /
KOHA JONË SONDAZH




