FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Lajm fantastik, Shqipëria mund të kualifikohet në Botëror. Ja se si

FIFA mund të vendos nëse Spanja ka shkelur rregullat kundër ndërhyrjes qeveritare në futboll në rast të një përjashtimi të Barcelonës nga La Liga.

FIFA ka fuqi ta pezullojë Spanjën nga garat ndërkombëtare, më pak se një vit para fillimit të Kampionatit botëror në Rusi.

Tensionet rreth referendumit të ardhshëm për pavarësinë e Katalonisë kanë shkaktuar tensione në Spanjë pas paralajmërimit se La Liga mund të mbetet pa skuadrën e Barcelonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra katalane mund të përjashtohet nga Kampionati spanjoll në rast të pavarësimit të Katalonisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, “The Sun” shkruan se FIFA mund të vendos nëse Spanja ka shkelur rregullat kundër ndërhyrjes qeveritare në futboll në rast të një përjashtimi të Barcelonës nga La Liga.

Prandaj nëse dëshmohet se po, Spanja mund të suspendohet nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

Ky do të ishte një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare që gjendet në grup me Spanjën në eliminatoret e Kampionatit botëror 2018.

Madje, skuadra kuqezi bëhet gati për duelin e radhës pikërisht me Spanjën më 6 tetor.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?