FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Lihtenshtejni në alarm, dëmtohet sulmuesi që luan në Serinë A

Në prag të ndeshjes ndaj Kombëtares Shqiptare, Kombëtarja e Lihtenshtejnit ka marrë një lajm të hidhur.

Sulmuesi kryesor i ekipit, që ka luajtur sezonin e shkuar te Verona, Marçel Bushel ka pësuar një dëmtim, që sipas të gjitha gjasave do ta lërë jashtë skuadrës për takimin e datës 2 shtator, që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Duke parë ekipet ku luajnë lojtarët e Lihtenshtejnit, Bushel ishte një nga më cilësorët, duke qenë se aktivizohet në kampionatin italian, shkruan ‘panorama sport’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesa e tij do t’ia bëjë disi më të lehtë punën Kombëtares Shqiptare që do të kërkojë fitoren në ndeshjen e parë zyrtare me Panuçin në stol. Ndërkohë përfaqësuesja e Lihtenshtejnit ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme për takimin ndaj Kombëtares Shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?