FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Lufta Neymar-Barcelona përfundon në dyert e FIFA-s, pretendohen miliona euro të tjera

Luftë totale mes Neymar dhe Barcelonës, prej së cilës mund ta kenë pasoja edhe senatorët e skuadrës blaugrana. Pak ditë më parë Barcelona denoncoi futbollistin brazilian për mospërmbushje të kontratës.

Barcelona kërkon rreth 38 milionë euro të tjerë, pasi pretendon që Neymar ti kthejë bashkë me interesat shpërblimin që mori në momentin e rinovimit të kontratës tetorin e kaluar, marrëveshje që më pas u prish nga lojtari duke paguar klauzolën.

Edhe futbollisti ka denoncuar së fundmi klubin blaugrana, pasi pretendon se Barcelona i detyrohet edhe 26 milionë euro, të parashikuara në një bonus pikërisht në të njëjtën kontratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pritje që të flasë Gjykata për t’i dhënë të drejtë njërës prej palëve, “lufta” mes lojtarit dhe klubit ka përfunduar tashmë në FIFA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të jetë institucioni më i lartë i futbollit botëror që do të vendosë se cila palë ka të drejtë.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?