FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Mesfushori padit klubin e PSG-së, arsyeja do t’ju befasojë

Jean-Bertrand Jeacques, menaxheri i Hatem Ben Arfa, ka zbuluar se mesfushori francez e ka paditur Paris Saint-Germain  në gjyq për diskriminim.

Ish-ylli i Marseilles dhe Nices është duke stërvitur me skuadrën e rezervave që nga fillimi i sezonit dhe ende nuk ka marrë shpjegim për këtë vendim.

“Ne kemi dërguar një ankesë të diskriminimit në Gjykatë të martën. Ben Arfa po stërvitet me rezervat pa asnjë shpjegim”, ka deklaruar Jeacques.

Swiss Digital Desktop Reklama

“PSG janë duke përdorur metoda psikologjike ndaj Ben Arfas. PSG i ka thënë lojtarit se nuk do të marrë pjesë në turne të verës vetëm një ditë para nisjes. Kjo është mungesa e respektit”, ka theksuar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, drejtuesit e Paris Saint-Germain i kanë hedhur poshtë akuzat, duke shpjeguar se lojtari ishte në dijeni që nga vera se nuk ishte në planet e skuadrës për sezonin e ri. Thuhet se gjatë verës Ben Arfa ka refuzuar disa oferta.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?