FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Milani marrëveshje të madhe, ‘godet’ në fund të merkatos: Sulmuesi…

Kur kanë ngelur edhe dy ditë nga fundi i merkatos, sulmuesi i Milanit M’Baye Niang dëshiron të largohet nga “San Siro”.

Sipas burimeve të “TuttoMercatoWeb.com”, francezi pëlqen një transferim tek klubi i Torinos, ndërsa orët e ardhshme pritet të startojnë negociatat.

Ndërkohë edhe klubi i Lazios interesohet për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit që tashmë nuk është në planet e Montellas.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rossonerët” pritet të përfitojnë nga kjo situatë duke ofruar Niang por me kushtin e vetëm që Keita Balde të transferohet në “San Siro”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë drejtues të rinj të Milanit janë duke zhvilluar përpjekjet e fundit për të nënshkruar me sulmuesin aq shumë të dëshiruar.

Kujtojmë që Niang ka një kontratë të vlefshme me Milanin deri në verën e vitit 2019.

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?