FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Presidenti i FIFA-s në Doha për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ja stadiumet mrekulli

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) Gianni Infantino zhvilloi para dy ditësh një vizitë në Katar për të parë më nga afër përgatitjet që ka ndërmarrë ky vend në pritje të organizimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ai ndoqi zhvillimin e punës në projektet infrastrukturore dhe ndërtimin e tetë stadiumeve që janë planifikuar për “Qatar Ëorld Cup 2022”, numri i të cilave mund të rriten në nëntë sipas të vendimit përfundimtar që do të marrë FIFA këtë vit për numrin e stadiumeve.

Ndërkohë, Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino pati të enjten në mbrëmje një takim edhe me Emirin e Katarit Tamim Bin Hamad Al-Thani, ku u trajtuan një numër temash në lidhje me organizimit të Kupës së botës “Katar 2022”, vlerësimin e marrëdhënieve ekzistuese  dhe perspektivat e rritjes së bashkëpunimit mes Katarit dhe FIFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katari është duke u përgatitur për të organizuar evenimentin më të lartë të futbollit në botë pas më pak se pesë vjet nga tani, i cili mbahet për herë të parë në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe tashmë ka përfunduar shumë prej stadiumeve dhe megaprojekteve në infrastrukturë pët të garantuar suksesin e këtij evenimenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?