FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Reagon Balotelli për sherrin Neymar-Cavani, ja kë mbështet italiani

Fundjava sa i takon rezultatit te skuadra e Paris SG ishte i shkëlqyer por njëjtë nuk mund të thuhet për harmoninë që ekziston ndërmjet lojtarëve.

Neymar i kap për herë të dytë me Cavanin sa i takon goditjes së penalltive, por jo vetëm kaq.

Situata tejkaloi limitet në një goditje dënimi kur Alves i rrëmbeu topin uruguaianit për t’ia dhënë lojtarit më të shtrenjtë të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasjet vijuan edhe në dhomën e zhveshjes ku raportohet se vetëm falë ndërhyerjes së kapitenit Thiago Silva Neymar e Cavani zbutën tonet. Pasiv për çështjen në fjalë nuk ka qëndruar Mario Balotelli i cili njihet për karakterin e tij kontradiktor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi italian i Nice-s ka publikuar një foto në rrjetet sociale me një atikullin të gazetës L’Equipe ku raportohet për zënkën Neymar-Cavani, ndërsa në diçiturë shkruan: “Neymar, ti as nuk duhet të pyesësh për ti gjuajtur ato.” Balotelli iu referohet penalltive.
b3b6bdc459c1dbc0b3bccb85e2f8f547
Nga njëra anë duket sikur mban anën e Cavanit, domethënë që Neymar as që nuk duhet ti kërkojë fare goditjet standarte apo penalltitë, por më shumë gjasa ka e dyta, që Neymar duhet ti ekzekutoje ato pa e pyetur fare uruguaianin.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?