FOTO/ Real Madrid gati blerjen e bujshme të janarit

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz mund të shitet nga Chelsea me destinacion të ardhshëm kampionët në fuqi të Europës, Real Madridit.

Sipas raportimeve të fundit nga shtypi britanik “Daily Telegraph” dhe “Daily Mail” shkruan se është krisur marrëdhënia mes mbrojtësit brazilian dhe Antonio Contes, shkruan SYRI.net.

Marrëdhënia mes Contes dhe Luiz është krisur pas reagimit antisportiv të këtij të fundit i cili u zëvendësua në përballjen kundër Romës në Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama

30-vjeçari dyshohet se nuk do të aktivizohet sot në përballjen që Chelsea do të luajë kundër Swansea City, ndërsa rritet akoma edhe më shumë mundësia e një transferimi të mundshëm gjatë janarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?