FOTO/ Reali gati për të blerë sulmuesin që po ‘çmend’ Europën
Wanda Nara e njohur nga të gjithë si gruaja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardit është në qendër të vëmendjes pasi burri i saj po kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës.
Sezonin e kaluar Icardi rinovoi me Interin ndërsa klauzola e largimit përllogaritet me shifrën 110 milionë euro, shkruan “Corriere della Sera”, raporton SYRI.net.
Sulmuesi i Interit po kalon një moment fantastik në Serie A pasi ka shënuar 15 gola në 14 ndeshje dhe është i dyti në garën për “Këpucën e Artë” pas Edinson Cavani (PSG).
Nëse vazhdon në të njëjtën rritëm në verën e vitit 2018 Icardi me shumë mundësi do të largohet nga klubi zikaltër pasi raportohet se Real Madrid nuk e ka problem të paguajë klauzolën e largimit për një sulmues si argjentinasi i cili mund të zëvendësojë denjësisht Benzemanë.
I vetmi problem për Realin pritet të jetë mënyra e jetesës së çiftit të cilët nuk mund të shpërngulen për shkak se 5 fëmijët vazhdojnë shkollën në Milano (dy fëmijët me Icardin dhe 3 të tjerët me ish-burrin e saj Maxi López).
KOHA JONË SONDAZH



