FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Shqiptari i Baselit në formacionin më të mirë të javës në Zvicër

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shfrytëzuar për mrekulli hapësirat e dhëna nga trajneri i Baselit.

Zhegrova, i cili është në pronësi të Genk, por luan në formë huazimi te skuadra e Baselit, nuk ka pasur hapësira deri tani në formacionin e skuadrës zvicerane.

Në ndeshjen e fundjavës, skuadra e tij do të përballej me Grasshoppers dhe trajneri Marcel Koller vendosi t’i japë hapësira talentit kosovar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhegrova luajti për plot 75 minuta, në një takim në të cilin prodhoi dy mundësi të mira shënimi për skuadrën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç dy goditjeve, anësori i Kosovës pati edhe shumë depërtime të suksesshme, duke qenë rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare.

20-vjeçari ishte shpallur lojtari i ndeshjes, por performanca e tij duket se është vlerësuar edhe më shumë se aq.

Emri i Edon Zhegrovës figuron edhe në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Ai është i vetmi nga skuadra e Baselit që ka zënë një vend aty.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?