FOTO/ Telashe për familjen Messi, ja çfarë ka ndodhur
Matias Messi, një nga dy vëllezërit më të mëdhenj të yllit të Barcelonës, po përballet me akuza për vrasje.
Matias i tregoi një roje sigurie se ai kishte prerë fytyrën, pasi ishte përplasur me një shkëmb afër shtëpisë së tij në Argjentinë. Por ai u ndoq nga pas pasi në varkë u gjet gjak në të gjithë varkën e tij dhe një armë ‘380 e tipit “handgun”.
Foto horror u zbuluan nga mediat lokale, ku shihen qartë gjak në motorin e përparmë të varkës në klubin e peshkimit në qytezën e Figieras.
Matias, pasi mashtroi për një deklaratë të rreme të vdekjes së tij pas një aksidenti me makinë, duket se kësaj here “proçkave” të tij po i vjen fundi.
Kujtojmë që vitin që shkoi ai u urdhërua të mësonte për futboll si shërbim pasi u kap më një armë në Audin e tij A5.
Tani do të shikojmë si do të rrjedhin ngjarjet që s’kanë të sosur për vëllain e yllit argjentinas.

KOHA JONË SONDAZH

