FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Tifozët e Interit tallen me Donnarummën

Pak kohë më parë, Gianluigi Donnarumma pati postuar një fotografi me një bluzë ku shkruhej: “Je më e bukur se një gol në minutën e 90- të”.

Në atë periudhë dedikimi ishte me sa duket për një vajzë, por që pas ndeshjes së djeshme, për interistët ka marrë një kuptim tallës.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, menjëherë pas ndeshjes, shumë tifozë zikaltër kanë postuar fotografinë në fjalë, sepse ishte portieri i Milanit, me daljen e tij të pastudiuar që i hapi portën Mauro Icardit për golin që i dhuroi Interit derbin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhixho është vetëm 19 vjeç dhe me shumë gjasa gabimi i një nate më parë do ta ndihmojë të rritet për sa u përket paraqitjeve në fushë, teksa për postimet e tij me siguri që në të ardhmen do të mendohet dy herë përpara se të publikojë ndonjë detaj që mund t’i kthehet në bumerang, ashtu siç ndodhi me fanellën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?