FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ U largua nga Skënderbeu, Orelesi firmos me klubin surprizë

Pas rikthimit të mesfushorëve Edon Hasani dhe Gilman Lika, Vllaznia ka zyrtarizuar sot një tjetër futbollist cilësor. Bëhet fjalë për nigerianin Nuredin Orelesi.

Ish-mesfushori i Skënderbeut dhe Dinamos ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për vitin e dytë.

28-vjeçari ishte futbollist i lirë, pas largimit nga skuadra korçare. Afrimi i tij te Vllaznia do ta konsolidojë plotësisht repartin e mesfushës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi për arritjen e marrëveshjes është bërë publik edhe nga klubi kuqeblu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e KF Vllaznisë kanë arritur marrëveshjen dhe më pas kanë firmosur kontratën me futbollistin Nuredin Orelesi. Vlerat e këtij futbollisti njihen nga të gjithë sportdashësit dhe natyrisht që ai do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë. Kontrata me këtë lojtar është njëvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për vitin e dytë. Ai do të jetë një element me shumë vlerë për skuadrën tonë në rolin e qendërmbrojtësit por edhe atë të mesfushorit. Mirëserdhe në gjirin tonë Nuredin Orelesi”, shkruan klubi shkodran.

 

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?