FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Franca bën përmbysje spektakolare ndaj Belgjikës, nga 0-2 kalon në 3-2. Do përballet me Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve

Francë-Spanjë do të jetë finalja e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Gjelat morën një fitore spektakolare me përmbysje 3-2 ndaj Belgjikës, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Allianz Stadium” në Torino.

Ndeshja nisi më mirë për Belgjikën që do të gjente dy gola në harkun e tri minutave në fundin e pjesës së parë. Carrasco dhe Lukaku do të ndëshkonin skuadrën e Deschamps.

Franca reagoi mjaft mirë në pjesën e dytë duke shtuar ndjeshëm presionin në portën e kundërshtarëve. Karim Benzema në minutën e 62-të rihapi sfidën me një kthesë të bukur brenda zonës. 7 minuta më pas Griezmann fitoi një penallti pas një falli te Tielmans. Nga pika e bardhë Mbappe u tregua shumë i saktë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Golat i dhanë zemër Francës në fundin e ndeshjes për të gjetur edhe golin e tretë me Theo Hernandez, që do të shënonte nga një pozicion i prirët. Franca do të sfidojë Spanjën në finalen e madhe, ndërkohë që Belgjika do të luajë për vendin e tretë ndaj Italisë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?