FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“France Football” zbulon arbitrin më të mirë të historisë së futbollit

Revista e famshme “France Football” ka përpiluar edhe një listë me 10 gjyqtarët më të mirë të historisë së futbollit. “Bilbili” që qëndron në krye të listës bën krenarë të gjithë italianët. Bëhet fjalë për një emër të madh si Pierluigi Collina, që aktualisht është kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve të FIFA-s.

Italiani u rendit para anglezit Ken Aston dhe francezit Michel Vaurot. “Kur bëhet fjalë për arbitrat, emri i parë që të vjen në mendje është i tij. Nga debutimi i tij në 1977, në lamtumirën në vitin 2005, Collina ka shkruar historinë e futbollit”, lexohet mes rreshtave në shkrimin e revistës franceze.

Në karrierën e tij, Collina ka drejtuar 467 ndeshje, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2002. Është zgjedhur gjyqtari më të mirë në botë midis 1998 dhe 2005 nga IFFHS, Federata Botërore e Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Ndeshja e fundit e drejtuar nga Collina ishte Villarreal-Everton në Champions më 29 gusht 2005.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klasifikimi i “France Football”

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Pierluigi Collina
  2. Ken Aston
  3. Michel Vautrot
  4. Markus Merk
  5. Charles Corver
  6. Mike Dean
  7. Ian Foote.
  8. Ali Bennaceur
  9. Stephanie Frappart
  10. Howard Webb

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?