FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Frankfurti “tërmet 7 ballësh” ndaj Dusseldorfit, serbi Jovic shënon 5 gola (VIDEO)

Eintracht Frankfurt dhuroi spektakël në sfidën që hapi javën e 8-të të Bundesligës. Për të marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesligë, skuadra e trajnerit austriak Adi Hutter shpartalloi me një breshëri golash Fortuna Dusseldorf. Në “Commerzbank Arena”, vendasit triumfuan me rezultatin e thellë 7-1 në atë që mund të konsiderohet si ndeshja e jetës për talentin 20-vjeçar Luka Jovic.

Sulmuesi serb i cili luan si i huazuar nga Benfica te Frankfurti shkëlqeu duke realizuar 5 gola në këtë përballje ndërsa bomberi tjetër i Eintrachtit Haller shënoi 2 golat e tjerë për vendasit ndërsa spikati edhe me 2 asiste. Golin e flamurit për Dusseldorf e realizoi Lukebakio në minutën e 53-të. Me këtë sukses Frankfurti kapi Bayernin në vendin e 6-të në kuotën e 13 pikëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?