French Open, tenisti polak Vavrinka kalon në fazën e tretë të turneut

Ish-kampioni i French Open, Stan Vavrinka mundi 3-1 me sete Dominik Koepfer të Gjermanisë për të kaluar në raundin e tretë të turneut.
35-vjecari, i cili mundi Andy Murray të Britanisë në raundin e parë të Dielën, arriti një fitore 6-3, 6-2 ,3-6, 6-1 ndaj numrin 61 në botë. Efket
Zviceriani dukej në kontroll të plotë të ndeshjes para se Koepfer të fitonte setin e tretë – Sidoqoftë, Vavrinka fitoi lehtësisht setin përfundimtar në 30 minuta për të avancuar më tej.
Në raudnin e tretë Vaërinka do të luajë kundër francezit Hugo Gaston, i cili mundi pastër 3-1 japonezin Yoshihito Nishioka.
Efeket Veterani John Isner humbi në ditën e katërt në Roland Garros, 35-vejcari u mposhtë 3-1 nga amerikani Sebastian Korda.
20-vjeçari, i cili u desh të luftojë përmes tre raundeve kualifikuese javën e kaluar, është renditur i 213-ti në botë dhe nuk kishte fituar kurrë një ndeshje të Grand Slam para këtij turneu. Në turin tjetër avancon edhe Taylor Fritz pas suksesit 3-0 ndaj Radu Albot.
Tek femrat zhgënjen Victoria Azarenka që pësoi një humbje tronditëse nga numri 161 në botë Anna Karolina Schmidlova në raundin e dytë të Open France.
Bjellorusia, 31 vjeç, arriti në finalen e US Open në fillim të këtij muaji por vuajti shumë kundër 26-vejcare që fitoi 6-2 6-2. Sllovaia pësoi një dëmtim në setin e dytë por pasi mori ndihmë e nevojshme për të trajtuar gjurin e saj, u rikthyer më e frotë. Dëmtimi kjo nuk e ndaloi kualifikim e saj.
Fiton edhe Elina Svitolina që mundi 2-1 meksikane Renata Zarazua. Po 2-1 fitoi edhe Nadia Podoroska ndaj Julia Putintseva, ndërsa Amanda Anisimova mposhti 2-0 Bernarda Pera.
KOHA JONË SONDAZH

