FSHF nis shitjen e biletave për miqësoren me Uellsin në “Elbasan Arena”
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë dy ndeshje në muajin nëntor të këtij viti. Njëra do të jetë sfidë zyrtare, në kuadrin e Ligës së Kombeve, ndërsa tjetra miqësore. Më 17 nëntor, kuqezinjtë do të presin Skocinë në “Loro Boriçi”, ndërsa tri ditë më pas, më 20 nëntor, do të kenë përballë Uellsin e Gareth Bale, në “Elbasan Arena”.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije sot se ka nisur shitja e biletave online për të gjitha kategoritë (sektorët e stadiumit) për ndeshjen miqësore Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet më 20 nëntor 2018, ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Në faqen zyrtare të FSHF-së, fshf.org, në linkun përkatës bileta.fshf.org mund të blini online biletën, për të siguruar një vend në shkallët e stadiumit.

KOHA JONË SONDAZH

