Ftohtësia angleze “vret” kroatët, ballkanasit zbresin në Ligën B

Anglia është skuadra e parë që i bashkohet Portugalisë në raundin e dytë të Ligës së Kombeve.

Britanikët zhvilluan një takim karakteri në “Wembley” teksa përmbysën në pak minuta finalistët e Kupës së Botës Rusi 2018, Kroacinë. Lingard e Kane ishin autorët e golave. Ylli i United realizoi golin e barazimit në minutën e 78-të, ndërsa pak minuta më pas Kane i dha goditjen përfundimtare Kroacisë, që zbret një Ligë më poshtë. Goli i nderit për ballkanasit e shënoi Kramaric.

Pas kësaj fitoreje, Anglia merr kreun me 7 pikë dhe vijon rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, ndërkohë që vetëm vendi i dytë për Spanjën, që biletën e Euro 2020 do ta kërkojë përmes rrugës më të gjatë, përmes kualifikueseve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?