Furçë dhëmbësh, atlete si telefon/ Disa prej tifozëve më të çmendur të futbollit (FOTO)
Të jesh një tifoz i futbollit është një nga gjërat më të thjeshta në jetë.
Shfaqu në stadium, merr diçka për të ngrënë, ulu në vendin tënd dhe bëj tifozllëk për skuadrën tënde.
Dhe kaq është…
Por me sa duket disa tifozë mendojnë se gjithë ky proces është shumë i thjeshtë. Ka tifozë që mendojnë për të bërë gjëra të çuditshme, dhe më i fundit është tifozi i Bayern Munich i cili është filmuar me një atlete si telefon.
Hidhini një sy akteve më të çuditshme të shkallëve të stadiumit…

Telefoni Atlete
Një tifoz i Bayern u bë viral gjatë fundjavës së kaluar pasi është filmuar duke bërë një telefonatë gjatë ndeshjes me Leverkusen…me atleten e tij.
Në foto, tifozi është duke mbajtur një atlete adidas në veshin e tij…duke bërë sikur po fliste në telefon.
Incidenti ndodhur kur kapiteni i Bayern Thomas Muller po shkonte drejt vijës anësore për të kryer një rivënie.

Tifozët e Arsenal
Muajin e kaluar, dy tifozë të Arsenal janë përqeshur nga e gjithë bota për bëmat e tyre, gjatë barazimit 3-3 me Liverpool.
Teksa kamerat ishin duke u përgatitur për supersfidën, ato kanë kapur dy tifozë të çuditshëm në shkallë.
Njëri kishte me vete një qese të mbushur me karota, teksa tjetri mesa duket kishte qenë duke bërë Pazar përpara ndeshjes dhe është parë me një pjatë dekorative.


Larja e dhëmbëve
Një tifoz i Chelsea-t bëri bujë në 2009, pasi është parë duke larë dhëmbët në shkallët e stadiumit.
Blutë ishin duke luajtur ndeshjen me Manchester United kur tifozi ishte duke u kujdesur për veten.
Chelsea fitoi 1-0, por askush nuk e mban mend lojtarin që shënoi golin, ndërkohë të gjithë e kujtojnë me një buzëqeshje të madhe tifozin e çmendur.

Tualeti në stadium
Në fillim të sezonit aktual, një tifoz i Sunderland është parë duke përdorur karrigen e tij në si tualet.
Tifozi i ri kërkoi falje më pas duke u shprehur se nuk e kishte përdorur si tualet vendin e tij por ishte shumë i dehur pasi kishte pirë 12 birra dhe gjashtë shishe të vogla vere.

Sudoku
Një tjetër foto fantastike nga sezoni aktual, një tjetër incident në Emirates, teksa një tifoz zgjodhi të luante Sudoku se sa të shihte Arsenal gjatë barazimit me Yllin e Kuq të Beogradit.
Mesa duket ai nuk ishte i impresionuar nga loja e skuadrës së tij dhe zgjodhi të bënte diçka më të mirë për trurin e tij duke luajtur një lojë Sudoku.

Dhelpra e përgjumur
Ishte festa e pabesueshme e titullit kampion të Leicester City-t . Por një tifoz i Leicester shihet duke fjetur gjumë në shkallët e stadiumit. Shokët e tij nuk e lanë të flinte i qetë duke u tallur me të gjatë gjithë kohës. Çfarë të bën alkooli./telesport


KOHA JONË SONDAZH

