Futbollistët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen, nuk kanë marrë pagat
Sporti E Enjte, 19 Nëntor 2020 15:48
Futbollistët e Kukësit kanë bojkotuar stërvitjen e ditës së sotme, në shenjë proteste për pagën e padhënë të muajit të kaluar. Lojtarët dolën në fushën e stërvitjes, ku qëndruan të ulur duke mos pranuar të zhvillonin seancën.
Kukësi i ka bërë një nisje të dobët kampionatit, me dy humbje në dy ndeshjet e para, shkruan A2. Rrogat e padhëna si edhe protesta rrezikojnë të ndërlikojnë ecurinë e skuadrës së Skënder Gegës.
KOHA JONË SONDAZH

