Futbollistët më të shtrenjtë në Superligë, Tirana dhe Partizani në krye

Superliga shqiptare e futbollit është në dy javët e fundit. Kur jemi në fundin e sezonit, website “Transfermarkt” ka përditësuar edhe vlerën e futbollistëve të Superligës.

Bie në sy se sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani dhe mesfushori i Partizanit, Massanga Matondo, vlerësohen me 500 mijë euro. Hasani qëndron në këto shifra në treg, Matondo ka pësuar një rritje në bazë të performancës së muajve të fundit.

Sërish Partizani me Hadroj dhe Rrapaj që vijojnë me 450 mijë euro të kartonit, ndërsa 400 mijë euro vlen Guindo i Laçit. Victor da Silva i Partizanit, Dwamena dhe Fernando të Egnatias, si edhe Bekaj i Laçit vlejnë nga 400 mijë euro. Rritje në vlerë edhe për Kristal Abazaj, që pas aktivizimit te Tirana vlen 325 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?