Futbollistët në besë të Shehit, Skënderbeu i jep fund bojkotit
30 minuta mbledhje koke me kokë me Orges Shehi kanë mjaftuan që lojtarët ti besojnë fjalës së trajnerit për ti dhënë fund bojkotit dhe për t’iu rikthyer normalisht seancës stërvitore. Sigurisht tekniku ka folur në emër të drejtuesve të klubit të cilët kërkojnë mirëkuptim nga lojtarët pasi gjërat pritet të ndryshojnë shumë shpejt.
Është e qartë që klubi por përjeton një moment të vështirë financiar kjo e kushtëzuar nga dënimi i UEFA ku përveç pezullimit nga kupat e Evropës korçarët duhet të paguajnë dhe 1 milion euro gjobë. Kjo ka bërë llogaritë e Skënderbeut të bllokohen nga UEFA, por kësaj barre financiare i janë shtuar edhe gjyqet e shumta që klubi ka ndërmarrë kundër UEFA por dhe disa çështjeve që kanë shkuar deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. E gjithë kjo tablo financiare ka bërë që të këtë efekt te drejtë për drejtë tek pagat e lojtarëve.
KOHA JONË SONDAZH

