Futbollisti më i pasur në botë firmos për Getafen, dikur ka luajtur për Arsenalin dhe Milanin

Getafe ka zyrtarizuar blerjen e Metju Flamini. Mesfushori francez kishte mbetur pa skuadër pas largimit nga Kristal Palas. Ai ka pasur një karrierë të suksesshme në futboll, duke debutuar te Marsejë (vendlindja e tij) dhe më pas u transferua te Arsenal, duke formuar një dyshe të frikshme me Cesc Fabregas. Katër vjet më pas u largua te Milani, ku luajti për 5 sezone, ndërkohë që më vonë u kthye sërish te “topçinjtë”.

Por ajo që nuk dini për Flamini, është fakti se ai është futbollisti më i pasur në botë. Gjatë karrierës së tij 14-vjeçare si futbollist, ai ka punuar edhe jashtë fushave të blerta në një tjetër biznes. Flamini ka themeluar në vitin 2008 një kompani bioteknologjike, “GFBiochemichals”, e cila është përgjegjëse për prodhimin e acidit levulinik, një kimikat që mund të zëvendësojë naftën.

Flamini e mbajti gjithmonë si sekret këtë histori, derisa e zbuloi në vitin 2015. Kompania e tij vlerësohet rreth 30 miliard euro. Duke marrë parasysh një studim nga konsulenti prestigjioz KPMG, Manchester United është klubi më i vlefshëm në Evropë me një vlerë prej 3.1 miliardë. Ata ndiqen nga Real Madrid (2,976), Barcelona (2,765), Bayern (2,445). Flamini mund t’i blejë të gjithë, por dhe të paguhet për punën që bën si futbollist te Getafe. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultate imazhesh për flamini

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?