Futbollisti në Turqi refuzon shkëmbimin e fanellave për një arsye të rrallë (VIDEO)
Një episod i çuditshëm ka ndodhur në ndeshjen e 1/16-ave të Kupës së Turqisë Rizespor-Eskiserhirspor 3-0. Kur lojtar i Rizesporit Braian Samudio i kërkoi të shkëmbente fanellën me kolegun kundërshtar Bugra Çaglian, ky i fundit nuk ka pranuar.
Mediat turke raportojnë se kjo sjellje e lojtarit ka ardhur për shkak se klubi ndodhet në vështirësi të mëdha financiare dhe nuk ka mundësi të garantojë fanella të tjera. Episodi ka bërë xhiro në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

