FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Futbollisti shqiptar pranë suksesit historik në Champions League

Qarabak i Ansi Agollit është pranë kualifikimit historik në fazën e grupeve të UEFA Champions League. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u aktivizua titullar në sfidën e raundit të parë “play-off” kundër FC Copenhagen ku skuadra azere triumfoi me rezultatin 1-0.

Agolli ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Ai zbriti në parketin e gjelbër si pjesë e formacionit 4-3-3 në pjesën e djathtë të mbrojtjes.

Golin e vetëm të sfidës e shënoi Mahir Madatov në pjesën e parë dhe gjatë gjithë ndeshjes, kampionët e Azerbajxhanit arritën të ruanin të paprekur portën e tyre, duke hedhur një hap të madh drejt fazës tjetër, edhe pse gjithçka do të vendoset pas 90 minutëshit që do të luhet në Danimarkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Qarabak arrin të kualifikohet në fazën e grupeve, atëherë kjo do të ishte arritja më e madhe në karrierën e lojtarit kuqezi që prej shumë vitesh është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës që po doinon futbollin azer në dekadën e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?