Futbollisti ‘tradhton’ gruan, flet për herë të parë vajza që ishte me të
Futbollisti anglez Wayne Rooney u arrestua para disa ditësh pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur. Laura Simpson është pronarja e makinës, e cila po e shoqëronte gjatë këtij momenti.
Ajo ka folur për herë të parë në një intervistë në emisionin ‘This Morning’ rret kësaj ngjarje. Menjëherë qarkulluan fjalë se kishte ndodhur dicka mes tyre, por 29-vjecarja hodhi poshtë shkrimet e gazetave, të njëjtën gjë që i ka thënë në telefon bashkëshortes së tij.
“Nuk jam puthur dhe nuk e kam përqafuar asnjëherë. Nëse do e bënim një gjë të tillë, nuk do dilnim aq hapur,” – tha ajo.
Laura tha se është njohur me futbollistin në një klub nate pasi kanë miq të përbashkët. Rreth zënkës që Rooney ka me bashkëshorten, ajo shtoi se nuk do e falte kurrë nëse do ishte burri i saj.
Coolen, gruaja e futbollistit është fotografuar në rrugët e vendit pa unazë në gisht ndërsa dihet se po pret fëmijën e katërt, por nuk dihet asgjë për marrëdhënien e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

