Gabigol vesh fanellën e Peles te Santosi pas rikthimit

Ndoshta tifozët e Interit nuk do ta besojnë, por fanella me numër 10 e Santosit nuk është tërhequr pavarësisht se në të kaluarën e ka mbajtur Pele. Tashmë atë do ta mbajë Gabigol, teksa klubi zikaltër ka zyrtarizuar edhe këtë detaj të rëndësishëm pas rikthimit të tij.

Ai erdhi si një nga blerjet më të bujshme te klubi zikaltër në janarin e vitit të kaluar, por nuk mundi që të gjente hapësira as me Mançinin dhe as me Spaletin. Ai u huazua te Benfika, por edhe në Portugali nuk mundi që të tregonte vlerat e tij.

Mbetet të shohim nëse tashmë te Santosi do të rikthehet në futbollistin vendimtar si para disa sezonesh. “Dua ta ndihmoj ekipin dhe të kthehem në kombëtare. Është një nga objektivat e mi, pasi në verë është Kupa e Botës”./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?