Gaboi në finale, lojtari 24-vjeçar i Argjentinës mendon të tërhiqet nga futbolli

Është vetëm 24 vjeç, gëzon shëndet të plotë, por po mendon tërheqjen nga futbolli. Arsyeja? Një gabim në ndeshjen e dytë finale të Copa Libertadores, që Lanus e humbi 1-2 ndaj Gremios, që triumfoi me rezultat të përgjithshëm 1-3.

Bëhet fjalë për Jose Luis Gomez, mbrojtësin e skuadrës argjentinase, që gaboi në kontrollin e topit në mesfushë, duke i dhënë mundësi ekipit brazilian të shënonte golin e parë nëpërmjet kundërsulmit, kur rezultati vazhdonte të ishte 0-0.

“Po mendoj të tërhiqem nga futbolli. Jam shumë i lënduar, ndihem shumë keq. Ishte një gabim që nuk duhet ta kisha bërë. Vetëm aty e kam mendjen, nuk duhet të më kishte ndodhur. Nuk kalova një mbrëmje të mirë. U kërkoj falje të gjithë tifozëve të Lanusit, të cilët e meritonin këtë kupë”, deklaroi lojtari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gomez është një lojtar i grumbulluar edhe në Kombëtaren e Argjentinës, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Racing Club.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?