Galatasaray mund thellë Fenerbahcen dhe “siguron” titullin

Në një mbrëmje që pritej të ishte vendimtare për fatin e titullit në Turqi, Galatasaray triumfoi bindshëm 3-0 ndaj rivalëve të përjetshëm të Fenerbahçe në derbin e zjarrtë të luajtur në Rams Park, duke hedhur një hap të madh drejt kurorëzimit kampion.

Ndeshja nisi me tension dhe emocione të larta, teksa miqtë patën mundësinë ideale për të kaluar në avantazh që në minutën e 11-të. Pas një ndërhyrjeje të gabuar të Davinson Sánchez ndaj Sidiki Cherif brenda zonës, arbitri akordoi penallti. Megjithatë, Anderson Talisca gaboi nga pika e bardhë, duke e dërguar topin jashtë kuadratit dhe duke shpërdoruar një shans të artë.

Zhbllokimi erdhi në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 40-të, Victor Osimhen përfitoi nga një rivënie e gjatë anësore dhe asistimi i Mario Lemina për të shtyrë topin në rrjetë, duke çuar në festë tifozët vendas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, situata u përkeqësua për Fenerbahçen. Në minutën e 62-të, Ederson u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak. Vetëm pesë minuta më vonë, Barış Alper Yılmaz dyfishoi shifrat nga pika e penalltisë.
Goditjen përfundimtare e dha Lucas Torreira, i cili përfitoi nga një gabim i portierit rezervë Mert Günok, i futur në lojë pas zëvendësimit, për të vulosur rezultatin 3-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, Galatasaray ngjitet në kuotën e 74 pikëve, duke krijuar një diferencë prej 7 pikësh nga ndjekësit më të afërt, Fenerbahçe, kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i kampionatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?